Dëborë dhe ngricë në Korçë/ Në disa akse nuk duhet kalohet pa zinxhirë

13/02/2021 14:14

Situatë e rënduar nga dëbora paraqitet në gjithë qarkun e Korcës ku nuk mungojnë as problemet në rrugë.

Rrugët Qafëthanë -Pogradec, Korçë – Qafa e Qarrit, Korçë Dardhë dhe Korçë-Voskopojë mbeten më të vështirat për tu kaluar dhe është e domosdoshme përdorimi i zinxhirëve.

Në këto segmente nuk kane munguar as bllokimet e automjeteve që nuk kanë marrë masat e nevojshme për këtë situatë. Edhe në rrugët e fshatrave kalimi është i vështirë ndërsa temperaturat kanë arritur -5 gradë.

Top Channel