Në Vlorë janë vënë nën pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit B. M., 28 vjeç, dhe Sh. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në datën 12.02.2021, në Sarandë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e një shtetasi disa materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi K. K, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Më datë 13.02.2021, rreth orës 00:45, në lagjen “28 Nëntori, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një automjet i markës “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Ç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel