Akull dhe dëborë në rrugë në aksin Balldre-Lezhë-Milot, firma kontraktues nuk e pastron! Nisin hetimet për firmën kontraktore

13/02/2021 16:42

Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës , Balldre-Lezhë-Milot, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Kjo ka ardhur pas si pasojë e temperaturave të ulët, dhe reshjeve të dëborës, në aksin Balldre-Lezhë-Milot, në të gjithë gjatësinë ka prezencë të dëborës dhe akulli

Njoftimi i policisë:

🚔Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë 🚔

❄Policia Rrugore e Lezhë, pavarësisht temperaturave atmosferike të ulëta ndodhet në krye të detyrës 👮‍♂️👮‍♀️❄🌨

Territori i qarkut Lezhë është përfshirë nga reshje dëbore ❄🌨duke sjell vështirësi në disa akse rrugore për 🚙🚚drejtuesit e automjeteve.

🔶️Aksi rrugor Balldre-Lezhë-Milot në të gjithë gjatësinë e tij ka prezencë të dëborës dhe akullit.

Nga Sektori i Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Lezhë, ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi.

Shërbimet e Policisë  👮‍♀️👮‍♂️🚔Rrugore të DVP Lezhë, ndodhen në shërbim në të gjitha akset rrugore kryesore, për të drejtuar qarkullimin rrugor, me qëllim parandalimin e çdo aksidenti sado i vogël të jetë ai, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo drejtuesi mjeti që mund të ketë probleme.

Policia e Lezhë u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal, dhe të përdorin paisjet dimërore për automjetet,si dhe në raste emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë 📞112👮📞

 

Top Channel