Vdekje e tmerrshme e punonjëses që thithet nga makineria e mishit në fabrikën në Rusi (foto-video)

12/02/2021 17:24

Një punonjëse pularie është vrarë në menyrë makabre pasi u terhoq nga makineria gjigande e prerjes së mishit, në një aksident të rëndë në Rusi.

Gruaja fatkeqe u tërhoq nga grirësja e mishit pasi iu bllokua dora në makineri, teksa po zhvendoste trupat e pulave nga një rrip transportues të tjetri.

Pamje të rënda nga kamerat e sigurisë në fabrikën e mishit në Belousovo tregonin momentet tragjike kur gruaja thithet nga makineria. Hetuesit thanë se ajo kishte vdekur menjëherë.

Gruaja kishte vdekur nga plagë në gjoks pasi u thith në makinën grirëse. “Është e vështirë të imagjinosh atë që ajo ka provuar para se të vdiste. Punonjësit e fabrikës u afruan me vrap kur dëgjuan ulërimat e saj por nuk mundën ta ndihmonin”, thuhej në një raport të mediave lokale në Belousovo.

Rasti doli në dritë pasi hetimet zbuluan aspekte të shkeljes së sigurisë në punë dhe të ‘neglizhencës’. Komiteti i hetimit tha se makineria nuk kishte mjete mbrojtëse në mekanizmat e saj rrotullues.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel