Tragjike në Greqi/ Ushtari 22-vjeçar humb jetën në një aksident automobilistik

12/02/2021 22:39

Një ushtar 22-vjeçar është ndarë nga jeta pasditen e së premtes pasi u përfshi në një aksident automobilistik rreth orës 18:00.

Ai u përpoq të devijonte nga rruga ndërsa një makinë tjetër po vinte me shpejtësi drejt tij. Drejtuesi 56-vjeçar i automjetit tjetër nuk arriti të merrte kontrollin dhe u përplas me makinën e drejtuar nga ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ndonëse ambulanca mbërriti me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe transportoi 22-vjeçarin në spital, ishte e pamundur që t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Sipas informacioneve të para, 22-vjeçari ishte emëruar në Batalionin 521 të Brigadës 32 Marine në Volos. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes të aksidentit të rëndë.

Top Channel