Zodiaku kinez përbëhet nga 12 kafshë të ndryshme, të cilat ndryshojnë çdo vit në një cikël të vazhdueshëm rotacioni.

Sipas astrologjisë aziatike, viti juaj i lindjes dhe kafsha të cilën ai përfaqëson, tregon shumë për karakterin dhe rrugën që do të marrë jeta juaj.

Rrjedhimisht, viti 2021 është viti i Demit, i cili më parë është festuar edhe në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Demi është simbol i punës së rëndë dhe i ndershmërisë, dhe njerëzit që i përkasin shenjës kanë logjikë të fortë dhe bëhen liderë të mëdhenj.

Viti i Demit dallohet gjithashtu nga simboli tokësor i “chou”.

Ndërsa sa i përket ndarjeve ‘yin’ e ‘yang’ (tek-cift), demi është ‘yang’.

Kjo është shenja e dytë e zodiakut kinez, në të cilin përfshihen gjithashtu Miu, Tigri, Dragoi, Gjarpri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni e Derri.

Vitin e kaluar ishte Viti i Miut ndërsa 2022 do të jetë viti i Tigrit.

Cilës kafshë të zoodiakut i përkas unë?

Zoodiaku kinez i njohur gjithashtu si ‘shengxiao’, që do të thotë “i lindur me ngjasi për” – organizohet sipas një cikli përsëritës prej 12 vjetësh.

Kafsha simbol ndyshon në filim të vitit të ri kinez dhe prej kohësh ato janë përdorur për të treguar kalimin e viteve.

Por celebrimi i Vitit të Ri Kinez nuk ka një datë të vetme, pasi diktohet nga Cikli i Hënës, që bie në ditë të ndryshme nga 21 janari deri më 20 shkurt.

Këtë vit për shembull Viti i Ri festohet me 12 shkurt.

Nëse dëshironi të zbuloni shenjen tuaj klikoni këtu, ketu .

Simbolet e kafshëve janë ato më të përdorura e të kultivura nga populli kinez, përveç miut, tigrit, lepurit, dragoit, gjarprit e majmunit, të cilët adhurohen në distancë nga vendasit.

Kafshët janë të ndara në dy kategori madhore- yin e yang – respektivisht për ato që kanë numër çift ose tek kthetrash, thundrash apo gishta këmbe.

Prandaj renditja e tyre bëhet e kombinuar, çdo vit me përfaqësues të alternuar nga secila kategori.

Gojëdhana

Sipas legjendës së krijimit të zoodiakut, në kohët e lashta perandori Jade urdhëroi që kafshët të bëheshin pjesë e kalendarit, dhe 12 të parat që do të vinin, do të ishin të zgjedhurat.

Asokohe besohet se macja e miu ishin shokë të mirë dhe kur dëgjoi lajmin, macja i tha miut: “Duhet të shkojmë atje herët që të regjistrohemi, por unë zgjohem vonë nga gjumi.”

Kështu që miu i premtoi shoqes së saj ta zgjonte herët nëmënjes, por nga emocionet e ngjarjes ai harroi dhe shkoi vetëm.

Gjatë rrugës miu hasi me tigrin, demin, kalin dhe kafshë të tjera, të cilat ishin më të shpejta se ai.

Kështu që miu mendoi planin dinka të ecte në kurriz të demit, me kusht që t’i këndonte këngë gjatë rrugës.

Dei arritii pari, por gjarpri mundi të dilte para tij dhe u bë kafsha kryesore e fatit të mirë.

Kur më vonë mbërriti edhe macja, selectimi kishte përfunduar, dhe prej atëherë macja e miu janë bërë armiq dhe gjithmonë e para mundohet ta vrasë tjetrin sepse harroi ta zgjonte.

Derri ishte kafsha e dymbëdhetë pasi arriti e fundit sepse flinte shumë.(TheSun)

FOTO GALERI
2/3
Zoodiaku kinez i njohur gjithashtu si ‘shengxiao’, që do të thotë "i lindur me ngjasi për"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA