Rusia paralajmëron BE: Ndërpresim marrëdhëniet nëse vendosni sanksione

12/02/2021 14:34

Rusia është gati të ndërpresë lidhjet me BE nëse blloku do të vendosë sanksione të reja, të dëmshme ekonomikisht, tha ministri i jashtëm Rus, Sergei Lavrov.

BE ka ngritur perspektivën e sanksioneve të reja në mesin e një përplasjeje mbi trajtimin e liderit të burgosur rus, Alexei Navalni.

Kur një intervistues pyeti nëse Rusia po ecte drejt një shkëputjeje të plotë me BE, Lavrov tha se “Ne jemi të gatshëm për këtë”.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.

“Ne nuk duam të izolojmë veten nga çështjet botërore por ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”, tha Lavrov. Javën e kaluar, Rusia dhe BE kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit në një përplasje në qendër të të cilës ishte rasti Navalni.  Rusia ishte e para, një javë më parë, që tha se diplomatët e BE kishin marrë pjesë në protestat e paligjshme pro Navalnit, një akuzë që BE e ka hedhur poshtë. Njoftimi i Rusisë erdhi gjatë një vizite të shefit të politikës së jashtme të BE në Moskë, Joseph Borrell. Ndërsa këtë javë, vendet e BE të përfshira, Gjermania, Polonia dhe Suedia, dëbuan tre diplomatë rusë.

Më 22 shkurt, ministrat e jashtëm të BE pritet të takohen dhe do të diskutojnë për më shumë sanksione mbi Rusinë. Pavarësisht acarimit të lidhjeve me Kremlinin ndërkohë, gjermania do të bëjë përpara me projektin rus Nord Stream 2. Ky projekt është shumë i polemizuar, me partnerë të BE si Polonia dhe vendet baltike që e kundërshtojnë atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA