Lideri i Koresë së Veriut fajëson kabinetin për shkak të dështimit ekonomik

12/02/2021 10:32

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un fajësoi kabinetin për dështimin e planit 5-vjeçar për zhvillim të vendosur në vitin 2016.

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCKN), Kim u ankua se kabineti nuk ishte në gjendje të përmbushë rolin e tij si “institucioni kryesor që udhëheqë ekonominë” dhe tha se po bënin plane jofunksionale pa “perspektivë inovative dhe taktika të qarta”.

Kim deklaroi se duke pasur parasysh materialet e kufizuara bujqësore dhe kushtet e pafavorshme, caqet e prodhimit bujqësor të kabinetit për këtë vit ishin vendosur në mënyrë joreale të larta.

Duke theksuar se caku i caktuar për prodhimin e energjisë elektrike është shumë i ulët, Kim tha se mungesa që mund të ndodhë mund të ndalojë punën në minierat e qymyrit dhe në industritë tjera.

Ai më tej tha se kabineti nuk luajti një rol udhëheqës në përcaktimin e planeve për zonat kryesore ekonomike dhe se shifrat e përgatitura nga ministritë i mblodhën pothuajse vetëm mekanikisht.

Kim: Plani 5 vjeçar për zhvillim ka dështuar

Kim më 6 janar në një fjalim në Kongresin e Partisë Punëtore Koreane të mbajtur për herë të parë pas një pauze 5-vjeçare në kryeqytetin Phenian, pranoi se pothuajse të gjithë sektorët e vendit kanë dështuar në planet e tyre për zhvillim ekonomik dhe se plani 5-vjeçar i zhvillimit i përcaktuar në vitin 2016 ka dështuar.

Duke folur mbi vështirësitë me të cilat përballet qeveria e tij ai e komentoi si “më e keqja dhe e papritura ndonjëherë”. Udhëheqësi koreano-verior bëri thirrje për një plan të ri 5-vjeçar.

Top Channel