Kandidati/ Evald Serreqi: Kam vendos të angazhohem në politikë sepse politika ka kohë që në Shqipëri e ka harru zgjedhësin e vet

12/02/2021 04:58

Këtë puntatë në emisionin Kandidati në Top Channel u prezantua Evald Serreqi, i cili synon të bëhet deputet në Elbasan për partinë “Lëvizja për Ndryshim”. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi si dhe tregoi pikat e tij të forta në këtë sfidë.

Serreqi është pedagog në universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe njeh mirë qytetin e Elbasanit duke e quajtur veten “bir i këtij qyteti.

Vijmë pak te Lëvizja për Ndryshim. Është e re, e ka plot që thonë se Lëvizja për Ndryshim erdhi si formë e pakënaqësisë që rrjedhimisht vjen nga Partia Demokratike. A është kështu?

“Është më shumë se kaq. Unë kam vendos të angazhohem personalisht në politikë sepse politika ka kohë që në Shqipëri e ka harru zgjedhësin e vet.

Hendeku midis të zgjedhurit dhe zgjedhësit vazhdon e zmadhohet gjithmonë e më shumë. Duhet që individë që kanë një qasje tjetër me politikën, që janë të gatshëm të ruajnë një raport me të zgjedhurin jo thjeshtë gjatë muajit të fushatës por për të gjithë mandatin për të cilin votohen”- u shpreh Serreqi.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA