Është një pazëll i erës së covidit për ditën e Shën Valentinit: si të kalosh një darkë të këndshme me të dashurin ose të dashurën, në një vend ku të gjithë restorantet janë mbyllur?
Përgjigjen e kanë gjetur një grusht hotelesh në kryeqytetin Belg, që kanë vendosur të shndërrojnë dhomat e zbrazura në dhoma private restoranti, për dy, ku një menu e përzgjedhur posaçërisht, shoqëruar me shampanjë dhe verë, do të shijohet pa dalë jashtë flluskës familjare.“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që jemi këtu sot, tamam si në një restorant”, thotë një franceze 34 vjecare që jeton në Bruksel dhe që po e teston idenë para ditës së Shën Valentinit.
“Jemi mbyllur në shtëpi prej muajsh. Jemi përpjekur të sajohemi, duke pretenduar ndonjëherë se po zhvillonim një takim special në shtëpi, por nuk kemi mundur të dalim jashtë, ose të shkojmë në një restorant. Ndaj kjo është një mundësi shumë e mirë që nuk mund ta linim të na humbte”Ajo dhe i dashuri, janë shoqëruar drejt tryezës të dekoruar me qirinj ndërkohë që muzika dëgjohej këndshëm në dhomë. Një kameriere, i merr porosinë, dhe më pas gjithçka shkon shkëlqyeshëm. Nuk bëhet fjalë thjeshtë për shërbimin në dhomë – thotë menaxheri. Paketa 149 euroshe mbulon dhomën për të fjetur në hotel, një dhomë të vecantë për të darkuar, darkën, pa përfshirë pijet, dhe mëngjesin.
Top Channel