Policia e Beratit ka gjobitur ministrin e turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi.
Në kundërshtim me masat antikovid të qeverisë në të cilën ai bën pjesë Klosi, në cilësinë e drejtuesit politik të PS në qarkun berat ai ka zhvilluar një takim në Kucovë. 50 milionë lekë të vjetra është gjoba e vendosur ndaj tij, sic njofton policia e beratit si një masë administrative ndaj përfaqësuesit të një subjekti politik.
Pronari i lokalit ku duket Klosi me të rinjtë që u larguan nga LSI u ndëshkua gjithashtu me 10 milionë lekë të vjetra.
Blendi Klosi është ngarkuar nga socialistët të drejtojë fushatën në qarkun e Beratit. Atje ai arriti një fitore politike duke tërhequr drejt PS personazhe dhe elektoral të LSI. Por ndërsa ishte duke shijuar muzikën e kësaj fitoreje politike, Klosi u bë shembulli i radhës mes politikanëve që u gjobitën sepse nuk respektonin masat anti covid.
Reagimi i policisë me gjobitjen e ministrit Klosi erdhi pak orë pasi video dhe fotot e takimit në shkelje të rregullave anti covid u publikuan në emisionin “Open”, në Top Channel. Gjatë emisionit pati edhe debate dhe akuza për njëanshmëri të policisë e cila deri dje kishte penalizuar vetëm politikanë të opozitës
Por, Klosi s’ka qenë i vetëm dje sepse në Shijak, përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike në Shkallnur është gjobitur me 5 milionë lekë sepse organizoi një takim të ngjashëm elektoral. Po ashtu është gjobitur edhe pronari i lokalit.
Top Channel