Francë, varianti britanik i COVID-19 përgjegjës për 25 % të rasteve

12/02/2021 05:25

Varianti më infektues i COVID-19, i shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe, vlerësohet nga qeveria franceze të jetë përgjegjës për rreth 20 deri në 25 % të rasteve në Francë, njoftuan sot zyrtarë të shëndetësisë.

“Në krahasim, variantet nga Afrika e Jugut dhe Brazili janë prapa me vetëm 4 deri në 5 % në të gjithë vendin”, tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran. Departamenti lindor i Moselës ka parë një numër veçanërisht të lartë të rasteve me rreth 300 infektime të gjurmuara të varianteve braziliane dhe afrikanojugore vetëm në katër ditët e fundit.

Gjatë disa javëve të fundit, Franca ka pasur një shtetrrethim të rreptë çdo natë duke filluar nga ora 18:00, por nuk ka kufizime të përgjithshme gjatë ditës.

Pak më shumë se 21 000 raste të reja u raportuan sot në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë, mbi 80 000 persona kanë vdekur

Top Channel