Në rubrikën histori personale sot do t’ju tregojnë historinë e një babai që tregon se si dy djemtë e tij vuajnë pasojat e konsumit të hashashit.
Fëmijët e tij janë 22 dhe 19 vjeç. Ai thotë se gjithçka nisi në shkollën e mesme dhe tani, vuajnë pasojat që u ka lënë droga.
Janë të pakënaqur nga jeta, kjo është arsyeja. Edhe me mjekët jemi konsultuar, këtë arsye na thonë.
Ju keni fëmijën, që është i varur?
Po, po,ka qenë përdorues, nuk e dinim. Ka qenë për 2-3 vjet. Tani po mjekohet me ilaçe, antidepresivë. Është e gjithë shoqëria sot, me këto pakënaqësi nga jeta.
Kur e kuptuat që djali e përdorte?
Kur e tha vetë. Kishte shqetësime dhe u shpreh vetë.
Po ku i gjente paratë?
Punonte vetë. Tani është drejt përmirësimit, po ç’e do, po e vuan, edhe vetë, edhe ne.
Po djali tjetër?
Djali tjetër më ndryshe është. Ishte përdorues por nuk pati pasoja. Thonë që nuk na gjen gjë. Duke parë të tjerët që janë të pasur, nuk arrijnë dot ta kuptojnë që pasuria nuk bëhet për një ditë, ata duan të pasurohen sot për nesër.
Çfarë do ju thoshe prindërve të tjerë?
Të qëndrojnë më afër me fëmijët, është shumë e vështirë ta kuptosh botën e tyre.
Top Channel