Një kanibal që vrau me thikë tre të njohur të tij dhe hëngri pjesë nga trupat e tyre, është dënuar sot me burgim të përjetshëm në Rusi.
51 vjeçari Eduard Seleznev, nga qyteza e Arkhangelsk në veriperëndim të rajonit Arkhangelsk Oblast, është shpallur fajtor për vrasjet e tre shokëve të tij, duke nisur nga marsi 2016 deri në mars 2017.
I njohuri ndryshe si “Kanibali i Arkhangelsk”, ka pranuar vrasjen me thikë të shokëve të tij, me moshë 59, 43 e 34 vjeç, pasi ata kishin humbur ndjenjat nga pija. Pas vrasjes ai kishte zjerë pjesë të trupave të tyre dhe i kishte gatuar për të ngrënë.
Gjykata e lartë ruse konfirmoi sot dënimin me burg të përjetshëm për Seleznev, pas humbjes së apelit nga avokatët.
Viktimat të cilët nuk janë emëruar publikisht, ishin prerë nga Seleznev, i cili kishte ruajtur mishin që do të konsumonte në qese plastike, dhe kishte flakur pjesën tjetër në lumin e zonës.
Pas vrasjes, ai ishte vendosur në apartamentin e një prej vitimave të tij, teksa i kishte thënë prindërve të vrarit se djali i tyre kishte shkaur të punonte në një qytet tjetër.
Ai kishte përsëritur të njëjtën histori të rreme kur u pyet nga policia që nisi hetimin për personin e humbur.
Në gjyq u tha se Seleznev kishte gatuar për të ngrënë gjithashtu edhe mace e qen të zonës, zogj apo kafshë të tjera të gjetura.
Kur trupat e të vrarëve më në fund u gjetën, policia tha se ata ishin në gjendje të kalbëzuar, pjesërisht të prerë dhe të vështirë për t’u identifikuar.
Seleznev raportohet se ka kryer më parë 13 vjet burg për një tjetër vrasje të dyfishtë.
Kontrolli psikiatrik e përcaktoi atë si të shëndoshë mendërisht dhe të përgjegjshëm për vrasjet e tre shokëve të tij.
Kodi penal në Rusi nuk përcakton kanibalizmin si krim kështu që i akuzuari u dënua vetëm për akuzat e vrasjes dhe keqpërdorimit të pjesëve trupore të viktimave.
Top Channel