Me një kapelë cilindër në kokë, dhe me një palë mustaqe të njohura për të gjithë, Usman Khan, një pakistanez, vërtitet përmes trafikut, me një shkop në dorë, duke ngacmuar shoferët e duke i bërë ata të qeshin në këmbim të disa monedhave, me një imitim të Charlie Chaplinit që është bërë viral tani.
32 vjecari, një aktor nga Peshavari, shpreson se magjia e filmave pa zë të së shkuarës, do të mund ti sjellë pak gëzim banorëve të qytetit kaotik. Ai thotë se ideja për të imituar Chaplinin i erdhi ndërsa po shihte një video të aktorit legjendar, kur po shërohej nga një sëmundje.
“Unë mendova se duhej të filloja të veproja si Carlie dhe të përhapja lumturi mes njerëzve, të tërhiqja vëmendjen e tyre nga pandemia e koronavirusit”, tha Khan për AFP.
I veshur si Caplini, Khan, hyn mes makinave, bezdis shitësit dhe me raste, shpon edhe kalimtarët me shkopin e tij ndërsa ulet këmbëkryq në ndonjë rrugë a trotuar ku edhe sulmohet nga fansat që i kërkojnë një selfie.
E gjithë kjo, ka rezultuar një hit. Në vetëm dy muaj, Khan ka tërhequr më shumë se 850 mijë ndjekës dhe ka fituar miliona pëlqime në tiktok, platformë kjo shumë popullore në Pakistan, ku ai hedh videot e tij. Por nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule për 32 vjecarin, që ashtu si shumëkush në Pakistan po strëmundohet të gjejë një punë në mesin e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Dhe roli i Chaplinit, sic thotë ai, i ka dhënë një qëllim të ri. “Më pëlqen të bëj si Charli Chaplini pasi ashtu mund të fsheh të gjitha shqetësimet dhe trishtimet e mia”, thotë ai.
Top Channel