Vaksinat e Covidit kane filluar tashmë të frenojnë vdekjet ku deri në mes të marsit 9 nga dhjetë persona të vaksinuar do shpëtohen nga kthetrat e vdekjes nga virusi.
Sipas modelimit të shkencëtarëve britanikë do ketë një rënie mjaft të madhe të vdekshmërisë për shkak të vaksinimit të popullsisië. Faktikisht shifrat e këtyre ditëve flasin për një rënie në masën 35 per qind ne krahasim me nje jave me pare te infektimeve dhe 25 perqind te numrit te vdekjeve e krahasuar po me një javë më parë. Mosha mesatare e njerëzve që vdesin nga Covidi është 83 vjeç, ajo e pacientëve nëpër spitale 73 dhe atyre që janë në terapi intensive 61 vjeç.
Aktualisht 13.5 milionë britanikë janë vaksinuar nga grupet vulnerable, stafe mjekësore dhe punonjësve të kujdesit për të rriturit, dhe Britania pritet brenda dy tre ditësh të arrij më shpejt objektivin e datës 15 shkurt për 15 milionë vaksinime, çka do të thotë se këta të vaksunuar do jenë të imunizuar brenda pak javësh deri në fund të shkurtit.
Këto ritme vaksinimi në Britani e cila është një ndër nder vendet e para në botë për fushatën e vaksinimit, pritet të shtojnë gjasat për relaksimin e masave shtrënguese dhe daljen nga lockdowni.
Po sot komitetit i qujatur “Covid 0” me zyrtarë të lartë të qeverisë do të shqyrtojë planet për pasaportën e vaksinimit e cila i hap rrugën daljes nga lockdown- dhe udhëtimeve ndërkombëtare . Boris Johnson konfirmoi një ditë më parë se qeveria është duke shqyrtuar shumë lloj aplikacionesh dhe po diskuton me industrinë e aviacionit për një sistem ndërkombëtar certifikimi, ku aplikacionet në telefonat smart do u krijojnë mundësinë pushuesve të shkarkojnë provën e skanuar për vaksinimin që kanë bërë dhe tamponëve negative përpara udhëtimeve me avionë. Gjithsesi java e ardhshme do jetë kritike kur britaniket do mësojnë akoma me shume për “hartën e rrugës’ se qeverise për daljen nga vala e dyte e pandemisë.
Top Channel