Aktori i Hollywood Alec Baldwin ka thënë sot se beson se arrestimi i mbrëmshëm i legjendës amerikane të muzikës ‘rock-country’ Bruce Springsteen për drejtim nën efektin e alkoolit, është i motivuar nga pikëpamjet e tij politike.
“Vras mendjen nëse arrestimi i Springsteen ka të bëjë me politikat e tij”, tha aktori i 30 Rock në llogarinë e tij në Twitter.
Baldwin komentoi pas daljes së lajmit se ikona amerikane e rock-ut ishte arrestuar për drejtim automjeti nën influencën e alkoolit në New Jersey.
I njohuri ndryshe në SHBA si “The Boss” (Shefi), 71 vjeçari Springsteen ishte ndaluar më 14 nëntor për drejtim të motoçikletës në gjendje të intoksikuar, drejtim të pakujdesshëm.
Incidenti raportohet se u shpalos kur këngëtari i hitit ‘Thunder Road’ ndaloi motoçikletën e tij për të bërë foto me fansat dhe pranoi një teke ‘tekila’ nga një prej tyre, në pamje të plotë nga policia që po monitoronte zhvillimet.
Më pas Springsteen kishte refuzuar testin e pompës së frymës dhe ‘vinte erë të fortë alkooli’, sipas raportit të policisë së New Jersey. Por niveli i alkooliti matur më vonë rezultoi brenda niveleve të lejuara.
Gjatë viteve Springsteen, ashtu si dhe Baldwin, nuk janë trembur të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre liberale politike.
Springsteen performoi më 20 janar si pjesë e inaugurimit te President Joe Biden ´duke kënduar këngën ‘Land of Hope and Dreams’ para Memorialit Lincoln.
Springsteen ka qenë një kritik i hapur i pararendësit të Biden, Donald Trump, duke e quajur mashtrues që ka ‘hipnotizuar’ mbështetësit e tij me ‘gangsterizëm’ e ‘paranoia.’
Springsteen ka qenë aktivist i lëvizjes kundër brutalitetit të policisë. Në vitin 2003, ai publikoi këngën e titulluar American Skin (41 të shtëna), e frymëzuar nga vrasja prej policisë së New York të njeriut me ngjyrë të paarmatosur, Amadou Diallo, në vitin 1999.
Top Channel