Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka komentuar ironinë e kryeministrit Rama në një intervistë për “Top Talk” duke thënë se dhet të jetë i kujdesshëm kur bullizon pasi mund të marrë përgjigje.
Ai u shpreh se nëse mandati i tretë i Ramës do të jetë në pikëpyetje pas zgjedhjeve, do të jetë tymi i zi për kryeministrin aktual. Kujtojmë se më parë, Rama ironizoi kreun e PDIU duke aluduar se ka kryer abuzime kur drejtonte drejtorinë e doganave,
Pyetje: Nëse mandati i tretë i Ramës do të jetë në pikëpyetje pas zgjedhjeve, ju do të jeni Shpëtimi apo Shpëtymi për Edi Ramën?
Idrizi: Unë me thënë të drejtën midis burrave, pastaj ata që mund të jenë persona publikë do ta refuzoja dhe do t’i thoja kujtdo që të jetë i kujdesshëm kur përdor bullizëm, zhargon sepse pastaj je i detyruar që t’i japësh përgjigje, gjë që jam munduar të mos e bëj në të gjithë këto vite në politikën shqiptare. Nëse do vijë një rast i tillë, padyshim që do jem tymi i zi për Ramën dhe do të jem shumë i lumtur nëse do të jem Shpëtimi për shqiptarët.
Top Channel