SHBA, 5 të vdekur në përplasjen masive të 70 automjeteve në Texas (foto dramatike)

11/02/2021 20:26

Të paktën 5 njerëz kanë vdekur sot në një përplasje masive ku u përfshirë rreth 100 automjete sot në autostradën e Texas, teksa moti dimëror ka ngrirë e bërë rrugët të rrëshkitshme.

Shumë njerëz u bllokuan në automjetet e tyre nga përplasjet, në ngjarjen e rëndë  në autostradën Interstate 35 pranë Fort Worth, ku u përfshinë vetura e kamionë të rëndë.

Pamjet e televizioneve lokale tregonin makina mbi njëra-tjetrën, traktorë të përmbysur dhe mjete të tjera të dala nga rruga.

Nuk është ende i qartë numri i të plagosurve, tha Brad Perez, zëdhënsi i policisë së Fort Worth i cili shtoi se në aksident janë përfshirë nga 75 deri në 100 automjete.

Kushtet dimërore të rrugëve kontribuan në aksident, teksa kanë lënë rrugët të ngrira e të akullta.

Grupet e shpetimit po punojne per te ndihmuar te prekurit.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel