Kosova lehtëson masat anti Covid/ Hoti mbledh dhjetëra persona në tubim politik, refuzon të tregojë me kë u konsultua për vendimin

11/02/2021 20:51

Qeveria e Kosovës në ditën e sotme ka marrë vendim për lirim të masave anti Covid, përfshirë këtu për heqjen e tërësishme të orës policore, zgjatjen e orarit të punës për bizneset, përfshirë sektorin e gastronomisë deri në orën 22:00 si dhe lejimin e më tepër se 50-80 personave në tubime.

Të gjitha këto masa, qeveria i ka arsyetuar si propozime të ekspertëve shëndetësorë, gjë të cilën e kanë përgënjeshtruar po të njëjtit ekspertë.

Ka qenë pikërisht mikrobiologu Lul Raka i cili ka shkruar ne facebook se si kryesor i bordit të ekspertëve, nuk kanë bërë një propozim të tillë dhe lirimi i masave nuk duhet të ndodhte në këtë moment, në veçanti kur rastet e reja janë duke u shtuar dita ditës.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshilldhënës”.

E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë.

Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik;  shtritjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë. Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, shkroi Raka.

Gazetarja Alberta Hashani shkoi sot në tubimin me qytetarë që mbajti kryeministri Avdullah Hoti në qytetin e Shtërpcës, ku nuk u morën as masat për distancimin social dhe as mbajtja e maskës. Ai nuk pranuar të flasë për Top Channel se me kë u konsultua meqë grupi i ekspertëve shëndetësorë e përgënjeshtruan lehtësimin e masave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA