Megjithëse nuk ia përmend emrin, ambasadorja Juri Kim përmes një mesazhi në Twitter lë të kuptohet se kërkesën e saj që Tom Doshi të qëndrojë larg kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit, e ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.
“Më lejoni t’i jap fund spekulimeve: Kryeministri Edi Rama dhe unë kemi një mirëkuptim mbi atë çka nënkupton ky vendim. Në fakt, KM më kujtoi se ai e ka përjashtuar personalisht këtë person nga PS. Ai theksoi se ky person s’mund të ketë asnjë rol në asnjë qeveri që ai formon”, shkruan Kim.
Disa ditë më parë ambasadorja amerikane ri-publikoi mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtatit që I ndalonte hyrjen në SHBA Tom Doshit ish deputet socialist sot kryetar i Partisë Social Demokrate.
Yuri Kim kërkoi qe Tom Doshi te mos kandidojë në zgjedhje, pasi sipas saj shqiptaret merritojne me shume. Por pas kësaj deklarate te zonjes Kim, e cila nënvizoi se Doshi konsiderohet nga DASH si një person I përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë, ky i fundi paraqiti kërkesën në KQZ dhe partia socialdemokrate që ai drejton u regjistrua për zgjedhjet e 25 prillit.
Bllokimin që nuk ia bëri dot KQZ, ambasadorja ia kërkoi Ramës që Doshi të mos ketë rol në qeverinë e pas 25 prillit.
Top Channel