Dronët rusë u shfaqën pranë avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje 16/09 09:52
Zyra e zv.ministrit të jashtëm grek, Miltiadhis Varviciotis është sulmuar nga anarkistët.
Autorët shkruan me bojë të zezë në muret e zyrës “të deportohet Varviciotis” dhe hodhën pankarta kundër qevrrisë greke. Dyshohet se sulmi është kryer nga ekstremistët e majtë grekë, të njohur ndryshe si anarkistë.
Kohët e fundit anarkistët dhe grupet e ekstremit të majtë, kërkojnë lehtësimin e kushteve të burgut për terroristin Dhimitris Kufodinas, një prej krerëve dhe njëkohësisht ekzekutori kryesor i organizatës terroriste ’17 nëntori’.
Kjo është hera e dytë që sulmohet zyra e zv ministrit Varviciotis.
Top Channel