Ekskluzive/ Programi i mandatit të tretë. Synimet e PS në ekonomi, arsim, bujqësi, shëndetësi dhe infrastrukturë

11/02/2021 15:17

Socialistët e kanë gati draftin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhme të cilit kryeministri Edi Rama po i jep dorën e fundit duke u konsultuar me ministrat.

Drafti  i këtij programi është parë nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu.  Socialistët për sa i përket rindërtimin synojnë që brenda vitit 2021 të përfundojnë mbi 4000 shtëpi të reja.

“Brenda vitit 2022, përfundon ndërtimi i rreth 12 mijë apartamenteve në lagjet e reja dhe rehabilitimi i 160 shkollave”.

Draft programi socialistëve  parashikon edhe rritjen e pagave.

“ Deri në vitin 2025, paga minimale të mund të rritet deri në 40 mijë lekë në muaj. Paga mesatare bruto në rang vendi do të shkojë në 85 mijë lekë bruto”.

Për sa i përket taksimit ambicia e socialistëve është.

“ Dyshemeja për pagat që nuk do të tatohen do të rritet nga 30 mijë, në 40 mijë lekë në muaj.  Ngritje e fashës nga me disa shkalle me shume, duke e çuar 23% mbi 2 milionë lekë”.

Një rëndësi të posacme socialistët në këtë draft program i kushtojnë familjes.

“ Libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar. Dyfishimi i fondit për kreditë e buta për strehimin e familjeve të reja. subvencionimin me pagesë me çerdhet dhe kopshtet private, për subvencionimin e pagesës në rastet e pamundësisë së gjetjes së vendeve të lira në strukturat shtetërore”.

Në mandatit e tretë socialistët synojnë vijimin e shtimit  të  investimeve në shëndetësi.

“ Rimodelimi i financimit publik për shëndetësinë, modernizimin e sistemit shëndetësor. 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara deri në vitin 2024. Vendosja në punë e 10 qendrave model të mjekësisë familjare. 4 spitale rajonale të transformuar në qendra reference diagnostikuese.  6 spitale rajonale me shërbim të ri të obstetri gjinekologjisë dhe pediatrisë. 2 spitale universitare të obstetri gjinekologjisë”.

Infrastruktura  është një prej kolonave të programit të socialistëve ku parashikohet.

“ Brenda gjashtë muajve të ardhshëm, vendosje në punë e aeroportit të Kukësit. Brenda 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit.  Ngritja e Aeroportit të Vlorës. Përfundimi i linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi Përfundimi i akseve Balldren-Milot dhe Milot-Fier. Tuneli i Llogarasë”.

Socialistët synojnë  ti japin një hov të ri manifakturës me synim rritjen e punësimit.

“Lehtësuar procedurat e rekrutimit me 3 muaj integrim të rimbursuar për çdo punësim të ri. Nxitje transformimin e proceseve të prodhimit duke mbështetur blerjen e makinerive të industrisë 4.0 nëpërmjet rritjes së indeksit të amortizimit nga 20% deri në 40%. Lehtësim barrës tatimore dhe kompanitë do të kenë më shumë likuiditet.  Krijohet  një fond kreditimi prej 10 milionë eurosh për manifakturën”.

Ndërsa për bujqësinë në draft program synohet  trefishimi eksporteve bujqësore nga 320 milionë euro që ishin në vitin 2020, do të jenë 1 miliard euro në vitin 2024.

 16 milionë dollar në vitin 2025 për të mbështetur më shumë kultura të mbjelljes. Do të garantojmë aksesin në programin IPARD III me fond financimi 166 milionë euro. Ulje TVSh-në për grumbulluesit në 6%. Dyfishimi i numrit të bagëtive të imta nga 2 milionë në 4 milionë. Furnizim me ujë 24 ore për të gjithë qytetet e Shqipërisë, përfshi 90% të zonave rurale”.

Në këtë draft program për turizmin parashikohet.

“ Zona  të reja të zhvillimit turistik, në total 6 zona. Agroturizmi do të mbështetet jo vetëm financiarisht, por edhe me harta, rrugë, infrastrukturë lokale, promovim unik.  Paketë unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve, paketë në të cilën shteti shqiptar do të investojë 10 milionë euro çdo vit. Shteti shqiptar do të subvencionojë dhe operatorët turistikë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA