Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri në një lidhje me skype në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme tha se nëse politikanët d të shkeln ligjin do të procedohen penalisht ashtu si çdo qytetar tjetër.
Kurse analisti Andi Bushati i është kundërvënë se politikanët janë pjesë e krimit dhe se kanë 30 vite që tallen me popullin shqiptar.
“Janë duke u hetuar të gjithë. Gjithmonë ka një pritshmëri sikur ata janë fajtorët e gjithçkaje. SPAK ka një vit që është krijuar dhe është në hapat e parë do të marrë më shumë forcë me kalimin e viteve por ky është një proces që sapo ka filluar edhe politikanët nqs do të shkelin ligjin normal që do të procedohen. Veprat për të cilat akuzohen kanë qenë kundërvajtje penale”, tha Gjiknuri.
Eni Vasili: Po dridheni nga SPAK?
Damian Gjiknuri: Duhet gjë sikur u drodha gjatë komunikimit me ju?
Bushati: Ke të drejtë të tallesh!
Damian Gjiknuri: Pse?
Bushati: Ata servilë që janë atje nuk do t’u bëjnë gjë. Kemi prodhuar plepat e dytë se të parët i kishte Saliu. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë Damianin,merren me ata të Peshkopisë atje.
Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk mbtetet pa koment. Pse u vunë në përgjim 50 komponente të PS pas denoncmit të PD-së. Mos e kthe në personale.
Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravatje penale ishte. Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.
Damian Gjiknuri: Vepra në fjalë…Keni parë krim të organizuar për kundravajtje penale.
Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që nxjerr çam në Dibër. Tallin me dynjanë pastaj. Në telefon flisje ti apo…?
Damian Gjiknuri: Tërmet thashë… Po ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete teknonik, nuk e di…
Bushati: Vepër penale është t’i thuash mësuesit që nesër nuk je në punë nëse nuk voton për partinë time.
Top Channel