Në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme janë përfshirë në një debat analisti Agron Gjerkmarkaj dhe Damian Gjiknuri

Analisti i është drejtuar Gjekmarkajt se duhet të hetohet për Dosjen e Dibrës.

“Duhet të hetohesh për Dosjen e Dibrës. Unë nuk po them që ka dështuar reforma, por është në gjendje vegjetative. Nëse nuk ndërrohet pushteti më 25 prill ata do të jenë në gjumë letargjik”, tha Gjekmarkaj.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.

Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komanë, bëlbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.

Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA