Qeveria e Kosovë po zhvillon një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.
Ndërsa Shqipëria ka zgjeruar orën policore dhe ka kaluar gjimanzet në qytetet kryesore online, Kosova ka liruar masat, në prag edhe të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, ka deklaruar për ekspres zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku.
Sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.
Ndërkohë, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve. Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me koronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532.
Top Channel