Analisti Andi Bushati ka folur për reformën në drejtësi duke thënë se u krijua për të futur në burg ata që kanë vjedhur vota në burg.
Në emisionin “Open” u shpreh se nuk ka ende një fajtor dhe nuk është një person në burg për parajsën fiskale.
Bushati: Pse u bë reforma në drejtësi? Që ata që kanë vjedhur vota të shkojnë në burg. E dëgjova Gjiknurin, ajo çështje që është hetuar është mbyllur. Nuk ka asnjë njeri në burg për parajsën fiskale. Një fajtor duhet të ketë për këtë punë. Derisa nuk ka, e kanë bërë m*tin mullar. Nuk ka fajtor, të tjerat janë alibi të kota. Për asgjë këtu nuk ka fajtor.
Vishaj: Po të regjistrohej emri i Damianit, nuk shkonte çështja në Dibër. Por të ishte në emër të PD, dosja do të shkonte. Janë lëvizur disa prokurorë, por nuk patën prova.
Gjekmarkaj: Çfarë emrash kërkoni?
Vishaj: Emër subjekti.
Top Channel