U raportua për përleshje mes Finem dhe Don Xhonit, por doli se lajmi nuk ishte i vërtetë

Ditën e djeshme u raportua për një përleshje fizike në Tiranë mes dy reperëve shumë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një video ku shihej sherri midis disa të rinjve u përfol se ishin të përfshirë dy reperët Finem dhe Don Xhonit.

Megjithatë, lajmi ka rezultuar të jetë i pavërtetë, pasi menjëherë ka reaguar reperi nga Kosova për të sqaruar gjithçka.

Ai i ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku sqaronte se ajo që është raportuar ishte e pavërtetë dhe se ai nuk ndodhej në Tiranë.

“E qitët lajmin, por ua ftofa brenda sekondave. Rrenca…”, deklaron Don Xhoni në njërën prej videove që ka mbishkrimin ‘Sqarim’

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel