Pas takimit me Bashën, Fatmir Mediu: I gatshëm të kandidoj kudo për të maksimalizuar votën e opozitës

10/02/2021 19:01

Ka përfunduar takimi në selinë e PD-së mes kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të PR-së Fatmir Mediut.

Pas takimit me Bashën, Mediu, në një prononcim për media la të nënkuptohet se ka një marrëveshje në parim me PD-në. Ai u shpreh se është i gatshëm të kandidoj kudo për të maksimalizuar votën e opozitës,  ndërsa theksoi se me rëndësi është përmbysja e regjimit aktual.

“Kemi mirëkuptimin për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz që të maksimalizohet vota e opozitës. Në analizë se ku janë zonat dhe se ku do të jetë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidojë kudo. S’kemi folur për këtë gjë, por për PR që ka peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate.”, u shpreh Mediu.

Sot Basha arriti marrëveshjen me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

PD ka arritur tashmë marrëveshje me Idrizin dhe aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli sot paradite pas takimit një orësh me kreun e PD, Lulzim Basha, prej ku tha qartë se nuk ka asnjë dyshim që do të ketë marrëveshje mes tyre. Idrizi tha nga selia blu se po bëhet një diskutim i gjerë mes PD dhe partive aleate për të përcaktuar valencat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA