“Monës s’i dalin numrat e të gjallëve e Likja kërkon të vdekurit”, Balla ironi therëse ndaj Metës

10/02/2021 14:29

Numri dy i PS-së, Taulant Balla ka ironizuar presidentin e vendit, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin sociale ditën e sotme.

Nisur  nga një foto që një qytetar nga Librazhdi i kishte dërguar, ku duket makina e Metës, ai thotë se nuk duhet të shkojë fshehtas atje.

Ai thotë se qytetari ishin habitur se presidenti po dekoronte gjyshin e tij të vdekur para shumë vitesh. Por në këtë kohë të ashpër zgjedhjesh, Balla ironizon se “nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit”.

“Po nuk shkon mor burrë i dheut që Presidenti të hyjë në Librazhd sikur po shkon fshehurazi dhe të mbajë një trastë me dekorata në sedilen e pasme!”Kështu më shkruan një bashkëqytetari im nga Librazhdi. Ishte habitur fare mileti atje sot që ka marrë Presidenti në telefon dikë per t’i dekoruar gjyshin e ikur nga kjo botë para shume vitesh! Mos u habit i thashë, nuk i dalin numrat e të gjallëve Monës se ka vdekur LSI e 2017-ës dhe s’ka ç’bën edhe Likja se duhet të ngjallë të vdekurit…”, shkruan Balla.

Postimi i Taulant Ballës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA