25/11 14:05
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të apelojë gjobën e vendosur sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje me dorëzimin e banesave të reja për 17 familje të pastreha.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka ironizuar edhe Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe ish-deputeten e PD Grida Duma.
“Shton 5 vila në pandemi, kandidon për KM. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite. Por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tiranë NUK ndalet nga gjumi”, shkruan Veliaj.
Top Channel