Vakti i mëngjesit/ Zbuloni 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

09/02/2021 06:58

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës. Megjithatë ende shumë njerëz gabojnë në mënyrën se si e përgatisin mëngjesin dhe këto gabime mund të jenë shakaku i peshës së tepërt trupore.

Më poshtë renditen disa nga arsyet se si vakti i mëngjesit, po ju bën të shtoni në peshë dhe gjithashtu disa këshilla se si të përgatisni një mëngjes sa më të shëndetshëm.

Mëngjesi Juaj Nuk Përmban Proteina
Mungesa e proteinave në vaktin e mëngjesit, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të uritur më vonë. Kjo mund të çojë në konsumimin e kalorive të tepërta gjatë orëve të vona të ditës. Sigurohuni që të shtoni më shumë ushqime proteinike. Për shembull, ju mund të kombinoni një tas me drithëra me një vezë të zier fort.

Po Konsumoni Ushqime Me Shumë Sheqer
Kur zgjoheni, përpiquni të mos hani asgjë me shumë sheqer ose me shumë yndyrë, pasi kjo mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë tuaj. Ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të plota pasi do t’ju ndihmojë të rrisni metabolizmin gjatë gjithë ditës.

Po Konsumoni Vetëm Karbohidrate
Një mëngjes i përqëndruar vetëm në karbohidrate mund të na bëjë të ndihemi shumë të uritur pas pak kohe. Prandaj kombinimi i karbohidrateve me proteina, do të ishte një zgjidhje më e shëndetshme.

Ju Po E Anashkaloni Plotësisht Mëngjesin
Edhe pse anashkalimi i mëngjesit nuk çon gjithmonë në shtim të peshës, mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë drekës ose darkës, e si pasojë shtim në peshë. Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, konsumoni të paktën diçka të lehtë, në mënyrë që të mos ndiheni shumë i uritur përgjatë ditës. Nëse nxitoni dhe e anashkaloni mëngjesin, atëherë përgatitja paraprake e ushqimeve të shpejta mund të jetë zgjidhje.

Nuk Po Konsumoni Një Vakt Të Balancuar
Proteinat dhe fibrat ndihmojnë në plotësimin e vaktit dhe parandalojnë ngrënien e tepërt gjatë ditës. Një mënyrë për të përmirësuar këtë vakt është duke shtuar ushqime që përmbajnë proteina, si sallami dhe fruta që përmbajnë fibra, si bananet.

Po Konsumoni Vetëm Drithëra
Drithërat e përpunuara përmbajnë një pjesë të madhe ushqyesve artificialë të shtuar. Ato janë zakonisht të pasura me sheqer të përpunuar, i cili që do t’ju japë një shpërthim të menjëhershëm energjie, që do të ulet shumë shpejt nëse nuk kombinohet me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Po Kufizoni Së Tepërmi Marrjen E Kalorive
Një mëngjes i ekuilibruar përfshin proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat. Nëse ju po e anashkaloni këtë rregull, rrezikoni të përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë vakteve të tjera. Një nga kombinimet e shumta që mund të bëni dhe që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë është të gatuani vezë të shoqëruara me avokado dhe bukë.

Po Konsumoni Vaktin Shumë Shpejt
Të ngrënit në mënyrë të shpejtë, mund të çojë në marrjen e më shumë kalorive sepse ndjesia e ngopjes vjen me vonesë. Prandaj është e rëndësishme ta përtypni mirë ushqimin dhe ta shijoni këtë proces./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA