Tregolësh në pesë minuta i shqiptares së frikshme të Real Madrid, Kosovare Asllani

09/02/2021 15:17

Goleadorja suedezo-shqiptare e femrave te Real Madris ka shënuar një tregolësh të pabesueshëm teksa skuadra e saj mundi Valencia-n 3-1 në fundjavë.

Kosovare Asllani është prurja e sivjetshme e femrave të Real Madrid pasi ka luajtur më parë për skuadra të njohura të Evropës si Paris Saint Germain apo Manchester City.

Ajo është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi, e rritur duke luajtu futboll dhe hokej.

Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi karrierën e futbollit me Vimmerby IF. Gjatë kohës kur ishte në Vimmerby IF, ajo shënoi 49 gola në 48 ndeshje. Në vitin 2007, ajo shkoi që të luaj për Linköping FC. Më 4 dhjetor 2009, skuadra amerikane Chigago Red Stars nënshkroi me Kosovaren nga skuadra suedeze Linköpink FC. Asllani ka luajtur vetëm një sezon në këtë skuadër. Pas sezonit, Asllani kthehet në Linköping FC.

Në dhjetor 2011, Asllani shkon në vendlindjen e saj Krisianstad për të luajtur për Kristianstad DFF. Pasi që kontrata e saj përfundon, Asllani shkoi për në Paris për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare në skuadrën PSG Feminines.

FOTO GALERI
2/4
Kosovare eshte prurja e sivjetshme e real Madrid

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA