Që hekurudha të qëndrojë në këmbë nuk duhet të paguhen vetëm pagat e punëtorve. Në të njëjtën kohë duhet të investohet si dhe të mirëmbahet rrjeti. Konkretisht nga viti 2013 janë bërë këto investime.

Viti 2013 – 93,400 mln lekë
2014 – 97,200 mln lekë
2015 – 150,000 mln lekë
2016 – 110,000 mln lekë
2017 – 160,000 mln lekë
2018 – 160,000 mln lekë
2019- 153,500 mln lekë

Megjithëse investimet e planifikuara kanë shfaqur një trend në rritje, përsëri ato janë në nivele të ulëta. Kjo pasi nevojat për tu investuar në linjën hekurudhore, në mjete tërheqëse dhe ato transportuese janë rreth pesë herë më të larta.

Nëse shohim strategjinë kombëtare të trasportit të qeverisë Shqipatre thuhet se nevoja që ka sektori I hekurudhës janë në masën e 5,99 milionë euro në vit. Ndërkohë që shuma e dhënë është mesatarisht çdo vit është 1,2 milionë euro.

Në diskutimin e buxhetin të 2020 ministria e finacave kishte hequr buxhetin për hekurudhën edhe pse ishte arritur marrëveshja e finacimit me BERZH.

“Ky buxhet kurrsesi nuk mund të quhet buxheti i infrastrukturës. Fatkeqësisht, ndërkohë që jemi përpara faktit dhe të gjitha studimet dhe projektimet për hekurudhën shqiptare tashmë kanë avancuar, ne kemi identifikuar se në buxhetin 2020, Ministria e Financave e ka zeruar fondin për hekurudhat, duke hequr 100 milionë lekë nga financimi i brendshëm dhe 200 milionë lekë nga financimi i jashtëm. Pas një lufte të gjatë për hekurudhën, tani nuk kemi fonde për ta vazhduar.

Jemi në një pozicion të vështirë, pasi një nga projektet më të rëndësishme që ne kemi dhe pjesë e strategjisë së transportit sot, rrezikohet për shkak të një buxheti të prerë. MFE nuk mund të bëjë një buxhet të njëanshëm dhe pa marrë parasysh konsultimet” u shpreh Belinda Balluku, Ministre e Infrastruklturës dhe Energjisë.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA