Policia çdo ditë del në rrugë dhe gjobit me mijëra persona se shkelin masat anti, covid. Vetëm dje u gjobitën 2606 persona dhe 13 bare dhe restorante.

Ndërsa shumica e shqiptarëve e zbatojnë ligjin edhe nga presioni i shtetit, politikanët e shkelin atë sa të mundin.

Jo vetëm që nuk mbajnë maska, por as distancim social duke u bërë edhe shembull negativ, në një kohë kur ditët e fundit shifra e të infektuarve i kalon 1000 në ditë. Marrim me radhë disa prej tyre.

Presidenti Ilir Meta ishte se fundmi në Korçë ku në takim me studentët siç e shikoni, as nuk mban maskë dhe as distancim social.

Për këtë shkelje ai nuk është gjobitur si qytetaret e thjeshte. Bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi e cila shume vone pranoi te vendose maskën ne publik. Ajo është gjobitur, por shefja e LSI vijon te shkele rregullat.

I paprekshëm nga gjobat është edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha megjithatë e ka përdorur maskën me shume se aleatja e tij Monika Kryemadhi!

Politikane qe shkelin ligjin ka shume edhe nga shumica socialiste.

Veçanërisht ata qe po bëjnë takime elektorale ne rrethe.

Aq te pakujdesshëm sa këto pamje, ne grup, pa maske dhe pa distancim social i publikojnë vete ne faqet e tyre sociale si pjese te fushatës.

Te tjerë kujdesen qe te shfaqen me maske ne publik .

Virusi infekton njëlloj si politikanët ashtu edhe njerëzit e thjeshtë.

Por ndryshimi mes tyre është se politikanët duke qenë figura publike, bëhen shembull negativ për ndjekësit e tyre, votuesit dhe militantët të cilët kur shohin shembujt negativë të shkeljes së ligjit, veprojnë njësoj. Ndërkohë që ndryshe nga njerëzit e thjeshtë që çdo ditë gjobiten me mijëra nga policia se nuk mbajnë maska, politikanët nuk po i prek njeri duke vijuar me vetëdije një fushatë pro infektimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA