Përktheu këngët në gjuhën e shenjave, Warren Snipe i la të gjithë pa fjalë me performancën në Super Bowl (Video Emocionuese)

09/02/2021 10:58

Warren Snipe i la të gjithë pa fjalë me performancën e tij në Super Bowl…me shenja e buzëqeshje e  jo me zë.

Me pozitivitetin e tij të papërshkrueshëm ai interpretoi së bashku me këngëtaren, e cila interpretoi dy këngë në skenë “America the Beautiful’ dhe “The Star-Spangled Banner”.

Snipe përktheu fjalët e këngëve në gjuhën e shenjave në një mënyrë shumë entuziaste.

Shikues të shumtë menjëherë filluan të shkruajnë në mediat sociale se si Snipe vodhi shfaqjen dhe se askush nuk do ta bente më mirë se sa ajo.

Para performancës, Snipe tha për CBS se është një nder i madh për të që të jetë pjesë e të gjithë spektaklit.

 

Top Channel