Për të hapur një parti të duhen 3 mijë firma dhe mbase fati të bën deputet.
Kjo u pa në legjislaturën e fundit të Kuvendit, ku kandidat pa ndonjë CV akademike gëzuan mandatin e ligjvënesit dhe tashmë kërkojnë sërish të bëhen deputet. Mes 10 partive para të cilave KQZ u ka dhënë dritën jeshile për të garuar është “Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë” që në publik u bë e njohur për shkak të fjalimeve te deputetes Majlinda Halilaj, e cila zuri vendin e Lulzim Basha pasi ai vendosi të braktise Parlamentin.
Në parlamentaret e 2021 do garojë edhe Partia e Emigracionit Shqiptar e njohur per shkak te bëmave në rini të kryetarit te saj Kostaq Papa.
Në zgjedhjet e 25 Prillit janë regjistruar edhe 3 parti të reja të djathta, ajo e Topallit , Patozit dhe Murrizit. Miratimin e KQZ e ka marrë edhe partia e Shpëtim Idrizi bashke me disa parti të vogla dikur aleatë të PD-së.
KQZ në ditët ne vijim pritet të mblidhet për për të regjistruar Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si dhe partitë e tjera aleate, LZHK, Partia Republikane, Demokratistine dhe Agrare Ambienataliste. Në zgjedhje kërkon të garojë edhe Partia Komuniste Brenda 15 shkurtit partitë duhet ta kenë kryer kenë detyrim, ndërkohë Partia Socialiste mësohet se do e dërgojë kërkesën e saj ditën e premte.
Pas fazës së parë të regjistrimit partitë politike i pret një tjetër vendim i rëndësishëm. Brenda 24 shkurtit ato duhet të përcaktojnë formulën sesi do grupohen ne zgjedhje, me një apo me shumë lista.
10 PARTITË E PARA TË REGJISTRUARA NË KQZ
Partia Lëvizja për Ndryshim
Partia Bindja Demokratike
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Partia Aleanca Demokratike
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Balli Kombëtar
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë
PARTITË QË KËRKOJNË TË REGJISTROHEN NË KQZ
Partia Demokratike
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Republikane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Aleanca Demokristiane
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Bashkimiki Demokrat
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja e Re
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Komuniste
Top Channel