Më shumë parti nga minoritetet/ Në Kosovë garojnë 28 forca politike, vetëm 7 janë të shqiptarëve

09/02/2021 19:34

Në zgjedhjet e 14 shkurtit në garë për të marrë pushtetin do të hyjnë 28 subjekte politike.

Por, nga këto subjekte vetëm 7 parti janë nga komuniteti shqiptarë ndërsa 21 nga komunitetet jo shumicë.

Pas partive shqiptare, komuniteti me numrin më të madh të partive është ai boshnjak me 5 parti, pastaj ai rom me 4, ashkali dhe serb me nga 3 parti dhe egjiptian, goran e turk me nga 2 parti.

Sipas Besnik Boletinit nga organizata Çohu që bën monitorimin e KQZ-së, numri i madh i partive nga komunitetet jo shumicë vjen për shkak se të njëjtit i kanë ulëset e siguruara në Kuvend.

Për më tepër bazuar në ligjet në fuqi, në Kosovë nuk kërkohen kritere profesionale për t’i hyrë garës për deputet.

Kuvendi i Kosovës përbëhet nga 120 deputet. Bazuar në Kushtetutën e Kosovës 20 prej tyre janë të rezervuara për pakicat.

10 ulëse janë të rezervuar për komunitetin më të madh jo shumicë në vend serbët ndërsa 10 ulëse për pakicat e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA