Kryemadhi takim me të rinjtë në Tiranë: Kemi pesë prioritete të realizueshme për pesë muaj

09/02/2021 21:24

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me votues për herë të parë, në zonën e Freskut.

Kryemadhi thekson se programi i partisë që drejton është i qartë dhe me pesë pika kryesore.

“Për ne rëndësia dhe prioriteti kryesor janë të rinjtë. Sepse një nga pikat më të forta që ka jo vetëm LSI-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare të rinjtë i ka themelin e zhvillimit të shoqërisë dhe të ardhmes. Edhe programi ynë si LSI i cili është shumë i qartë dhe me 5 pika kryesore, 5 prioritete të cilat ne i quajmë të realizueshme në 5 muaj. Janë shumë të thjeshta, ku pika kryesore është arsimi. Ne arsimin e quajmë investim, jo shpenzim dhe për ne rëndësia dhe përfshirja e të rinjve në vendimmarrje dhe  për të ndryshuar politikat që kanë të bëjmë me të gjithë sistemin arsimor, kjo është shumë e rëndësishme.

Sot ne pavarësisht nëse fati na hedh në rrugë, apo gjendemi në momente të caktuara, secili nga ne një nga pikat më të domosdoshme të jetës ka arsimin, qoftë ky profesional, qoftë ky i përgjithshëm, qoftë nxënës i mirë apo i keq. Në fund të ditës të gjithë janë të detyruar të marrin një diplomë, apo një certifikatë.

Sot këtu jemi tek Fresku, po prapë me votuesit për herë të parë, të një qendre votimi, jo të një zone, ku është Silva Caka kandidate për deputete e LSI-së. Kjo është një arsye më shumë për të vazhduar dhe për të folur me të rinjtë për të kuptuar se në dorë të kujt ka rënë drejtimi i vendit. Se drejtimi i vendit ka rënë në dorën e njerëzve të cilët jo vetëm nuk e njohin sistemin arsimor, por përkundrazi që quajnë sistemin arsimor si një element për të tjetërsuar  dhe angazhuar strukturën më të pashkolluar dhe për të drejtuar vendin me këtë kontingjent njerëzish”, shprehet Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA