Ironia e Spahiut me Bashën: Nëse arrin të pajisë të gjithë shqiptarët me laptop, do të quhet Lul top

09/02/2021 22:43

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar premtimet e Lulzim Bashës, i cili thotë se nëse do pajisë të gjitha familjet shqiptare me laptopë, pajisja do njihet si “Lul Topi”.

Në një lidhje me skype për emisionin “Open”, Spahiu u shpreh se nuk ka kryeministër në botë që pajis gjithë popullsinë me laptopa.

Kreshnik Spahiu: Mendoj se Rama ka dalë për peshkim. Kemi parasysh që para 8 vitesh, Rama erdhi me ekipin “Rilindja” sepse ishte periudha e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo që po i bëhet sot LSI-së, iu bë atëherë Aleancës Kuq e Zi. Kauza të sjell ose të mban në pushtet.

Sot kemi një Bashë, i cili thotë se do sjellë laptopa falas. Unë ju garantoj se nëse do pajisen me laptopa të gjithë familjet shqiptare, termi laptop do hiqet dhe do vendoset Lul Top sepse nuk ka kryeministër në botë që të pajisë gjithë popullsinë me laptopa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA