Analisti Arian Curri ka komentuar videon e Lulzim Bashës duke gatuar në shtëpi, e cila bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua për veshjen e tij me këpucë brenda në shtëpi. Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori biseda me bashkëshorten që po e xhironte.
Curri në emisionin “Open” tha se bëri batutë si cunat e lagjes por fitoi votat e shumë grave.
Alizoti: Shqipëria do një menaxhues të mirë të këtij vendi. Ky lloj komunikimi mendojnë që kështu është në të vërtetë, ndërsa tjetri ka imazhin e rebelit.
Curri: Unë them shyqyr që Basha po i dëgjon këshilltarët. Këta janë të vendosur logjikisht saktë në llogoret e tyre. Njerëzit kanë nevojë ta shohin dhe Bashën në spektakël. Një moment i thotë bashkëshortes “shiko mos e hidh në Instagram”, që duket si batutë e cunave të lagjes. Tipike batuta cifti “asgjë mo zemër” dhe më pas stepja e mashkullit tipik shqiptar që gatuajmë edhe nderim rrobat. Ngjiti mirë. Basha mund të ketë humbur votë mashkullore nga imazhi, por fitoi votat e shumë grave.
Top Channel