Thyen këmbën në mal/ Alpinistët u bllokuan në malin pranë Gjirokastrës. Udhëtimi sfilitës me barrelë

08/02/2021 12:30

Në majën e malit të Stugarës, një grup alpinistësh kanë ngelur të bllokuar pasi një i ri është aksidentuar dhe ka thyer pjesën e këmbës nën gju.

Ata janë detyruar ta transportojnë për më shumë se një orë e 30 minuta përmes kreshtës së Murganës ndërsa forcat e policisë dhe të zjarrfikëses ju kanë ardhur në ndihmë nga toka përmes ngjitjes së këtij shpati.

U përplas tek shkëmbi, ju afruam direkt, kishte goditur dhe kishte thyer komplet pjesën e gjurit. Kemi marrë në telefon 127-ën policinë dhe emergjencat civile dhe po prisnim që të na vinin me helikopter sepse terreni ishte tepër i vështirë për të zbritur sepse ishim afër majës”, tregojnë alpinistët që ndihmuan të aksidentuarin

Katër orë. Ndihma u mundua por sado ishte larg sepse ishim pothuajse afër majës dhe terreni shumë i vështirë. Me vështirësi, shyqyr zotit ja dolëm”.

Rrëshqiti djali, ne po mundoheshim ta zbrisnim poshtë, lajmëruam policinë, qeverinë. Pritëm helikopter dhe ajo na pengoi shumë, do ta kishim prurë më shpejt djalin, nuk na erdhën”.

Ndërkaq ndërhyrja nga ajri me helikopter rezultoi e pamundur për shkak të erës së fortë në majën e Stugarës por edhe mbërritjes ngadalë të errësirës si dhe kushteve të papërshtatshme për të ulur helikopterin sipas autoriteteve.

Kujtim Bizhga shef i shërbimit zjarrfikës tregon: “Ishte problematike sepse alpinistët kishin ikur në një lartësi shumë të madhe, atje ku duket dëbora dhe gjatë ngjitjes, një nga alpinistët kishte thyer këmbën. Menjëherë pas ngjarjes filluan problemet për shëndetin e tij për arsye se frakturat japin temperaturë dhe ethe. Zbritja ishte shumë e vështirë prej terrenit dhe faktit që po transportohej me mjete rrethanore për shkak se alpinistët nuk kishin as barrelë dhe asgjë tjetër”.

Një numër forcash zjarrfikëse dhe të policisë së rendit u përfshinë në këtë operacion por vlen të theksohet se gjysma e ndërhyrjes është realizuar nga vetë alpinistët të cilët sajuan një barrelë me mjete rrethanore dhe e kanë rrëshqitur të aksidentuarin Ergys Koçi për dy orë përgjatë kreshtës së malit të Murganës deri në takimin me forcat e zjarrfikëseve dhe të policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA