Seanca e Kuvendit/ Mbahet interpelanca e ministres Denaj, koncesioni i aeroportit “Nënë Tereza”

08/02/2021 09:33

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës plenare, ku do të miratohen një sërë projektligjesh.

Më pas do të ketë interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj kërkuar nga deputeti Artur Roshi. Pika tjetër vijon me diskutime për projektligjin“Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Gjithashtu ditën e sotme do të diskutohet projektligji për koncesionin e aeroportit “Nënë Tereza”

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 7, datë 3.2.2021 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 28.01.2021 dhe 01.02.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë kërkuar nga deputeti Artur Roshi. (Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore Kuvendi)
4. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
5. Projektligj “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së konçesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” Shpk “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004 të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi.
6. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, i ndryshuar”’. (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Sigurinë Kombëtare Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan për zhvillimin e politikës për qëndrueshmërinë fiskale dhe rritjen në Shqipëri”. (Neni 121 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi
9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA