E pyetur lidhur me një ashpërsim të mundshëm të masave anti covid, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se kjo nuk ka të bëjë vetëm më shtimin e rasteve.

Më tej Manastirliu ka shtuar se për të shtuar masat anticovid duhet të llogaritet numri i të shtruarve në spitale, në intubim dhe numri i fataliteteve. Manastirliu është shprehur se Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron situatën

“Duke filluar nga data 15 shkurt do të vijojmë me rritjen e % të vaksinimit të mjekëve. Si në planin e vaksinimit kombëtar” ka thënë Manastirliu.

“Për sa u përket numrave apo situatës për të sjellë një vendimmarrje të re për masat shtesë në lidhje me kufizimin e infeksionit janë disa kritere që ne vlerësojmë. Nuk është vetëm rritja e infektimeve por edhe situata në spitale. Edhe përqindja e pacientëve në kujdes intensive. Nuk e kemi të mbingarkuar. Janë 1600 shretër në spitalet rajonale në dispozicion për pacientët covid. Dhe që janë në gatishmëri për të ofruar kujdes shëndetësor. Apo terapitë intesive. Janë 32% e kapaciteti të zëna për terapinë intesnsive. Por alert i shtuar është edhe fatalitete.” ka thënë Manastirliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA