TIRANË- Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Partia Demokratike, ka dorëzuar në KQZ, kërkesën për tu regjistruar në Zgjedhjet e 25 prillit.
Deri më 15 shkurt partitë politike kanë afat për tu regjistruar pranë KQZ. Javën e shkruar u regjistrua PDIU si dhe 3 parti te reja te djathta.
Tre ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë shqyrtimit në mbledhje, vendosi që të regjistrojë 10 partitë e vogla për zgjedhjet e 25 prillit.
Po ashtu në atë mbledhje u vendos që të autorizohet mbledhja e firmave për dy kandidatë të pavarur.
Ndërkohë afati i regjistrimit për partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit, është deri në 15 shkurt. Partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në këtë datë.
Partitë e regjistruara
Kandidatët e pavarur
Ndërsa burime për Top Channel bëjnë me dije se kanë dërguar kërkesën për regjistrim në KQZ edhe partitë: PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Levizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re.
Secila parti ka bërë kërkesën më vete ndërsa vijon faza e regjistrimit të subjekteve politike për zgjedhjet e 25 prillit.
Top Channel