ITALI- Një grua shqiptare, 47-vjeçe është masakruar për vdekje ditën e djeshme në një provincë të Milanos.

Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat në vendin fqinj, mësohet se viktima 47-vjeçare është identifikuar si L.H., ndërsa thuhet që ajo ushtronte profesionin e prostitutës në Milo. Viktima kishte leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe nuk kishte probleme me ligjin.

Mediat italiane më tej shtojnë se shqiptarja është masakruar duke u goditur 5 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili pas krimit u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarjes, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

“Dëshmitarët panë viktimën të shtrirë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël. Shqiptarja kishte 5 plagë të shkaktuara nga një thikë, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në pjesën e prapme. Kalimtarët thanë se shqiptarja u godit nga një burrë i veshur me të zeza, i cili e ndoqi dhe e qëlloi disa herë”, shkruajnë disa nga mediat italiane.

Policia iu bëri thirrjeve qytetarëve, që cilido që e ka parë autorin të japë informacion.

Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. “Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces”, mësohet të ketë thënë një nga prokurorët e çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA