Gjendet i mbytur në bregdet një 30-vjeçar në Vlorë
08/02/2021 12:18
Vlorë- Një person i moshës rreth 30-vjeçare është gjetur i mbytur mesditën e sotme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, ndërsa policia po punon për identifikimin e personit të mbytur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.02.2021, në orën 11:15, në afërsi të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë në breg të detit, dyshohet i mbytur, një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel