Duke folur për trajtimin e covid-19 në banesë kryeministri Edi Rama është shprehur se shumë farmaci në Shqipëri por edhe në të gjithë botën po bëhet biznes me ilaçet.

Rama gjatë një konference live me gazetarët është shprehur se kur gjendja bëhet kritike, autoritetet ndërhyjnë.

“Mesa duket frika, kujdesi, ankthi, nevoja psikologjike i shtyn njerëzit të marrin shumë ilaçe, kur ndërkohë ajo që përsëritet në të gjitha nivelet është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe për sa kohë që gjendja është jo kritike. Kjo është gjëja që mund ta them. Aspekti tjetër për fat të keq është se në këtë histori bëhet biznes, jo në Shqipëri, por kudo nga farmacitë dhe ju jepet njerëzve ilaçe pa fund. E kemi thënë në mënyrë të përsëritur që gjatë e udhës është të merret receta e mjekut të familjes. Kur gjendja bëhet kritike janë autoriteteve që vendosin dhe të çojnë në spital”, tha Rama.

Ndërkohë Manastirliu deklaroi se janë disa faktorë që po i shtynë ekspertët e shëndetit të besojnë se mutacionet e Covid mund të jenë këtu. Ajo listoi si incidencën , qarkullimin e madhe të virusit tek të rinjtë si dhe rastet e ri-infektimeve që po ndodhin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA