Veliaj me të rinjtë e Rrogozhinës: “E vetmja parti që nuk e lë vendin në baltë është Partia Socialiste; Luli di vetëm të flejë”

07/02/2021 14:04

Nga Rrogozhina, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, iu dha të rinjve dy argumente përse nuk duhet votuar Lulzim Basha në 25 Prill: “Fjeti gjumë në 4 vjet që drejtoi Tiranën dhe braktisi 3 herë detyrën që i besuan qytetarët”.

“Ai e ka kollaj të gënjejë jashtë Tirane, por në Tiranë nuk gënjen dot, sepse të gjithë e pyesin: A ke bërë ndonjë shkollë, nga themelet deri te çatia? Është e pamundur që dikush që fle, të bëjë punë. Është e pamundur dikush që s’ka bërë asgjë për Tiranën, të bëjë gjëra për Shqipërinë. Të kanë votuar për deputet, humbet zgjedhjet dhe ikën nga parlamenti. Të kanë votuar në bashki, humbet zgjedhjet dhe ikën nga Bashkia. Të kanë votuar në Këshill Bashkiak, vendos partia dhe ti ikën nga vendi i punës. A ka njeri normal që punëson 4 herë një të dështuar?!”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se PS jo vetëm që nuk e ka braktisur kurrë detyrën, por ka përballuar sfidat më të vështira, tërmetin, përmbytjet, pandeminë.

“Ka vetëm një zgjedhje: E vetmja parti që nuk ikën kurrë nga asnjë betejë, e vetmja parti që, se ka shi, se ka diell, se ka tërmet, se ka qetësi, se ka pandemi, se është në qeveri, se është në opozitë, nuk ikën kurrë nga puna, nuk e lë kurrë frontin, është Partia Socialiste. Vendi nuk ka nevojë për pushime, për gjumë, por të çojmë deri në fund të gjithë operacionin e rindërtimit pas tërmetit dhe operacionin e vaksinimit, për t’u siguruar që dalim të gjithë faqebardhë nga kjo sfidë e jashtëzakonshme,” tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA