Prej disa ditësh në intubim për shkak të COVID-19, ndahet nga jeta mjeku nga Berati
07/02/2021 14:36
Mjeku endokrinolog, Josif Dena ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Mjeku 72-vjeçar, ishte prej disa javësh i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërkohë prej disa ditësh ishte në intubim ku dhe nuk mundi të dilte më i gjallë që aty.
Që nga fillimi i pandemisë, covid-19 u ka marrë jetën shumë mjekëve dhe infermierëve, por edhe figurave të tjera publike.
Ndërkohë dje 13 persona humbën jetën në gjithë vendin nga COVID, ndërsa u regjistruan mbi 1100 infeksione të reja
Top Channel